86. Tarik · Ajeti 17 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 86:1–86:17
Zoti xh. sh. betohet se çdo njeri ka përcjellës, i cili përcjell punën e tij, ose ka mbrojtës që e ruan prej rreziqeve.
Prej ujit të burrit, që del prej boshtit kurrizor dhe ujit të gruas, që del prej gjoksit të saj, Zoti e krijon njeriun: pra Ai ka fuqi ta ringjallë.
Dita e gjykimit është moment që zbulon çka mbahej fshehtë, bindje e qëllime, e njeriu as vetë nuk ka fuqi të mbrohet, e nuk ka as ndihmës.
Dredhitë e idhujtarëve Zoti i asgjëson.
Mbaroi përkthimi i kesaj sureje, falenderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 86:11–86:17
- “Betohem për qiellin, që herë pas here ndryshon.” - Qielli që herë pas here rikthe - het me reshje, që rikthejnë riskun e robërve çdo vit. Nëse nuk do të ndodhte kjo, kafshët dhe gjallesat do të shkatërroheshin. Ndërsa nga Ibn Zejdi vjen shpjegimi: “Domethënë, në qiellin që rikthehen yjet, dielli, hëna, me fazat e tyre të ndryshme të lëvizjes.” - “Për tokën, që herë pas here hapet.” – Essad’u quhet çarja e tokës, kur del bima. Pra, Allahu i Lartësuar betohet në tokën, e cila herë pas here çahet dhe prej saj del bimësia dhe jeta. - “Vërtet, ai është Fjalë ndarëse.” - Ibn Abasi shpjegon: “Kjo është një fjalë e drejtë dhe e vërtetë.” Kështu e ka shpjeguar edhe Katade. Të tjerë e shpjegojnë: “Ky është një gjykim i drejtë”, një fjalë e gjykim, që sjell drejtësinë dhe të vërtetën. - “Ai nuk është diçka e parëndësishme.” – Përkundrazi, është tejet serioz dhe për - mban të vërtetën e sigurt. - “Ata vërtet bëjnë kurthe të mëdha.” – Mohuesit pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut, përmes intrigave, kurtheve dhe devijimeve të shumta, në të cilat i zhytin, duke i ftuar vazhdimisht që të kundër - shtojnë Kuranin, besimin e vërtetë dhe ftesën e Zotit. - “Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.” – (I afatizoj ata, duke i lënë të zhyten akoma edhe më shumë në kalimin e kufijve, për të shkuar gradualisht drejt ndëshkimit, ashtu siç di të ndëshkojë Krenari dhe i Plotpushtetshmi.) 217 - “Prandaj lëri afat jobesimtarëve!” - Mos u nxito kundër tyre. - “Jepu atyre edhe pak kohë!” – Jepu pak kohë dhe do të shohësh se çfarë do të ndodhë me ta, çfarë ndëshkimi dhe shkatë - rrimi do të bjerë mbi ta, siç thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Ne do t'i lëmë ata të kënaqen për pak, dhe pastaj do t'i ndësh - kojmë ata me një dënim të tmerrshëm.” [Lukman 24]. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Tarik. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 86:1–86:17
- “Betohem për qiellin dhe “trokitësin”. E ku e di ti se çfarë është “trokitësi”? Ai është ylli tejshpues. ” - Allahu i Lartësuar betohet në qiellin dhe në “trokitësin”. Më pas shpjegon se çfarë është “trokitësi”, duke thënë se ai është ylli që shpon errësirën me dritë. Ai, që prej largësish të mëdha, e shpon errësirën me dritën e tij, për t’u parë deri në tokë. Pra, fjala “ tarik” (trokitësi) nënkupton yllin, si trup qiellor, që shpon errësirën me dritën e tij. Ai është quajtur “trokitësi”, sepse ai troket natën. Ky betim është bërë për të përforcuar atë që do të përmendet në vijim: - “Nuk ka asnjë njeri që të mos ketë mbikëqyrës.” - Këta mbikëqyrës regjistrojnë veprat e robve, të mira apo të këqija qofshin, që në Ditën e Gjykimit çdokush të shpërblehet me drejtësi për atë që ka punuar. - “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” - Le të meditojë njeriu se si është krijuar dhe si kanë qenë fillimet e tij. Ai është krijuar nga një lëng (fara e mashkullit) i hedhur me forcë, i cili formohet mes shtyllës kurrizore dhe dërrasës së kraharorit. Kështu, Ai i Cili e krijon njeriun nga ky lëng, që formohet në këtë vend të vështirë, është i Plotfuqishëm që ta rikthejë dhe ta rikrijojë atë në ahiret. - “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të
ketë as forcë e as ndihmëtarë.” - Allahu është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të gjithë dhe t’i shpërblejë për veprat e tyre. Atë ditë do të shfaqen haptazi të fshehtat e zemrave, të mira apo të këqija qofshin. Të fshehtat do të shfaqen në fytyrat e njerëzve, siç thotë i Lartësuari: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.”. Në dynja, shumë çështje mbahen fshehur dhe nuk shfaqen për t’u dëshmuar nga njerëzit. Por në Ditën e Gjykimit do të shfaqen si veprat e punëmirëve, ashtu edhe krimet e të këqijve, për t’u shpërblyer çdo kush me drejtësi. Atë ditë, njeriu nuk do të gjejë asnjë mundësi për të mbrojtur veten e vet dhe as ndonjë ndihmëtar ku mund të mbështetet. Në vijim, Allahu i Lartësuar bën një tjetër betim për të vërtetuar saktësinë e Kur'anit. Ai thotë: - “Betohem për qiellin, që herë pas here ndryshon. Për tokën, që herë pas here hapet.” - Qielli kthehet kohë pas kohe me reshje, e po kështu edhe toka kohë pas kohe sjell prodhim. Në këtë mënyrë, jetojnë njerëzit dhe kafshët. Por nga qielli zbresin edhe përcaktimet e Zotit kohë pas kohe. Po kështu, edhe toka hapet kohë pas kohe për të marrë në barkun e saj ata që vdesin. - “Vërtet, ai (Kur'ani) është Fjalë ndarëse (e të vërtetës nga e kota) . Ai nuk është diçka e parëndësishme.” – Kur'ani është i gjithi i vërtetë dhe i sqaruar mirë. Ai nuk është i parëndësishëm, por përmban në vetvete çështje madhore dhe serioze. Ai është gjykuesi i drejtë mes grupacioneve dhe besimeve. Ai është sqaruesi mes kundërshtive. - “Ata (mohuesit e Zotit) vërtet bëjnë kurthe të mëdha. Po edhe Unë përgatis kurthe kundër tyre.” - Ata që nuk besojnë Profetin (a.s.) dhe Kur'anin, por i konsiderojnë si të gënjeshtërt, ata që thurin kurthe për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur të kotën, ta dinë se Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet e tyre dhe bën që të triumfojë e vërteta, edhe nëse e urrejnë qafirët. Ai do ta zhdukë të kotën, për të treguar qartë se cili është fitimtari. Njeriu është shumë shumë i dobët që të dalë kundër të Plotfuqishmit e të Gjithditurit, me çfarëdo lloj hileje dhe kurthi që mund të përdorë. - “Prandaj lëri afat jobesimtarëve! Jepu atyre edhe pak kohë!” – Kuptimi: Lëri ata të veprojnë edhe për pak kohë, se do ta mësojnë mirë se si do të jetë fundi i tyre në momentin kur mbi ta të zbresë ndëshkimi.