86. Tarik · ajete 8–17

سورة الـطارق
8

إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجۡعِهِۦ لَقَادِرٞ

‘Innehu ‘ala rexh’ihi lekadirun

E s'ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.

9

يَوۡمَ تُبۡلَى ٱلسَّرَآئِرُ

Jewme tubla es-sera’iru

Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.

10

فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٖ وَلَا نَاصِرٖ

Fema lehu min kuwetin we la nasirin

E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë.

11

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلرَّجۡعِ

We es-sema’i dhati er-rexh’i

Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.

12

وَٱلۡأَرۡضِ ذَاتِ ٱلصَّدۡعِ

Wel-’erdi dhati es-sed’i

Edhe tokën që çahet për bimë.

13

إِنَّهُۥ لَقَوۡلٞ فَصۡلٞ

‘Innehu lekawlun feslun

Është e vërtetë se ai (Kur'ani) është një fjalë që dallon - gjykon.

14

وَمَا هُوَ بِٱلۡهَزۡلِ

We ma huwe bil-hezli

Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!

15

إِنَّهُمۡ يَكِيدُونَ كَيۡدٗا

‘Innehum jekidune kejdæn

Ata vërtet bëjnë kurtha.

16

وَأَكِيدُ كَيۡدٗا

We ‘ekidu kejdæn

Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!

17

فَمَهِّلِ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَمۡهِلۡهُمۡ رُوَيۡدَۢا

Femehhilil-kafirine ‘emhilhum ruwejdæn

E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. betohet se çdo njeri ka përcjellës, i cili i përcjell punën e tij, ose ka mbrojtës që e ruan prej rreziqeve. Prej ujit të burrit, që del prej boshtit kurrizor dhe ujit të gruas, që del prej gjoksit të saj, Zoti e krijon njeriun; pra Ai ka fuqi ta ringjallë.