88. Gashije · Ajeti 26 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 88:1–88:26
Dita e kijametit quhet edhe gashije, mbulim, kaplim, sepse e keqja e asaj dite përfshin të gjitha krijisat. Në atë ditë do të ketë fytyra të zbehta e të shëmtuara, sepse kanë punuar punë të këqija, janë munduar e lodhur dhe ato punë janë shkak që t'i fusin në xhehenem, në zjarr me temperaturë të lartë, ku nuk kanë çka të pijnë tjetër, vetëm se ujë shumë të valë dhe ushqim të keq. Përmendet një bimë me ferra, që nuk e ha tjetërkush përveç deves, madje vetëm sa është e njomë. Ky lloj ushqimi as nuk jep fuqi e as nuk ngop.: Në anën tjetër, atë ditë ka fytyra të shkëlqyera, sepse janë të kënaqura me veprat e mira që kanë bërë, e tash janë shpërblyer me xhennet. "Ekvab" nënkuptojnë enët si gota pa vegë (e këtu përdorëm termin "gastare").
Zoti xh. sh. thërret njerëzit të shikojnë me vëmendje dhe në mënyrë serioze krijimin e devesë, e cila është specifike edhe për diturinë e sotme, le të shikojnë qiellin si është ngritur si kulm, por pa shtylla, tokën e përshtatur për jetë, kodrat e venduara si shtylla të tokës. Këto krijime e krijesa janë përmendur në mënyrë sipërfaqësore, aq sa ai popull i atëhershëm ka mundur t'i kuptojë, përndryshe, çdo fjalë e thënë për këto krijesa ka një domethënie të thellë për të arriturat e tashme.
Në fund i thuhet Pejgamberit se detyrë jotja është këshillimi, përkujtimi, e jo me dhunë të pranojnë fenë e Zotin, sepse kundërshtarët nuk mund të ikin e të shpëtojnë: ata te Zoti do të shkojnë dhe Ai u jep atë që e meritojnë.
Falënderoj Allahun e madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 88:17–88:26
Duke udhëzuar besimtarët e sinqertë që të vështrojnë e të meditojnë mbi krijesat e Tij, që dëshmojnë qartas pushtetin absolut e gjithëpërfshirës të Tij, i Lartësuari thotë: - “A nuk i shikojnë devetë se si janë kri - juar ...” - Deveja është një krijesë e habit - shme. Konstrukti i saj është i veçantë dhe shumë interesant. Ajo është kafshë e fuqi - shme, megjithatë, ajo nënshtrohet për të mbajtur pesha të rënda dhe drejtohet nga një njeri, i cili është i dobët. Njerëzit përdorin, gjithashtu, lëkur ën dhe gëzofin e devesë, pinë qumështin e saj dhe shumë e shumë mirësi të tjera. Është sjellë deveja si she - mbull, sepse shumica e kafshëve që shfrytë - zonin arabët ishin devetë. 223 - “... qiellin se si është ngritur lart ...” - Allahu Krenar dhe i Lartësuar e ngriti qiellin lart nga Toka, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “ A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, se si e kemi ndërtuar dhe zbuku - ruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?! ” [Kaf 6]. - “... malet se si janë vendosur ...” - Malet janë bërë të qëndrueshëm, të fortë dhe e bëjnë tokën të mos lëkundet dhe tronditet me banorët e saj. Gjithashtu, i Lartësuari ka vënë në male shumë e shumë mirësi të tjera, si minerale etj., të domosdoshme për jetën. - “... dhe Tokën se si është shtruar?” - Toka është shtruar dhe sheshuar. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i jep edhe bano - rit të shkretëtirës argumente të thjeshta, që dëshmojnë për madhështinë e Krijuesit dhe pushtetin e Tij. Kështu, ai sheh devetë, qiellin, malet, tokën dhe arrin që, nëpërmjet tyre, të kuptojë pushtetin e Krijuesit dhe faktin që ai është Zoti madhështor, Krijuesi i gjithçkaje, Pronari, Mbretëruesi, Sunduesi i gjithësisë, Ai që rregullon çështjet e krije - save dhe përkujdeset për ta. Në këtë m enyrë, ai kupton që Allahu është i vetmi i Adhuruar, i vetmi Zot, që meriton të adhu - rohet nga krijesat, pa i shoqëruar askënd dhe asgjë në adhurimin e tij . Imam Ahmedi sjell me sened një hadith nga Enesi, që tregon: “Ne ngurronim ta pyesnim vetë të Dërguarin e Zotit për diçka, prandaj na pëlqente kur një njeri i urtë nga shkretëtira vinte dhe e pyeste atë, ndërsa ne dëgjonim. Njëherë, erdhi një njeri nga shkretëtira dhe tha: “O Muhamed, na erdhi i dërguari yt dhe na tha se ti pohon se të ka dërguar Zoti.” Profeti tha: "Të vërtetën ka thënë." Nomadi tha: “Kush e krijoi qiellin?” Ai tha: "Zoti". Nomadi tha: “Kush e krijoi tokën?” Ai tha: "Zoti". Nomadi tha: “Kush i ngriti këto male dhe bëri atë që bëri në to?” Ai tha: "Zoti". Nomadi tha: “Pasha Atë që krijoi qiejt dhe Tokën dhe ngriti këto male, vërtet Zoti të ka dërguar?” Ai tha: "Po." Nomadi tha: “I Dërguari juaj pohoi se ne duhet të falim pesë namaze gjatë ditës dhe natës sonë.” Ai tha: "Të vërtetën ka thënë." Nomadi tha: “Pasha atë që të dërgoi! Vërtet Zoti të ka urdhëruar ta bësh këtë? Ai tha: "Po." Nomadi tha: “I dërguari yt pretendoi se ne kemi detyrë të japim zekatin për pasu - rinë tonë.” Ai tha: "Të vërtetën ka thënë." Nomadi tha: “Pasha atë që të dërgoi! Vërtet Zoti të ka urdhëruar ta bësh këtë?” Ai tha: "Po." Nomadi tha: “I Dërguari juaj pohoi se ne jemi të obliguar ta kryejmë haxhin, nëse kemi mundësi të shkojmë në të.” Ai tha: "Të vërtetën ka thënë." Pastaj nomadi u kthye dhe tha: “Pasha Atë që të dërgoi ty me të vërtetën! Nuk do t’i shtoj e as nuk do t'i pakësoj asgjë asaj që the.” Profeti tha: “Nëse i përmbahet asaj që tha, ai do të hyjë në Xhenet.”. - “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues ...” - Përkujtoji, o Muhamed, për mesazhin tënd! Në këtë ajet, i Lartësuari na tregon se cila është detyra e Profetit: përkujtimi e
këshillimi i njerëzve dhe kumtimi i qartë i të vërtetës tek ata. Domethënë, nuk është aspak mbikëqyrja e njerëzve dhe detyrimi i tyre: - “... dhe nuk je kontrollues i tyre.” - Ibn Abasi dhe Muxhahidi shpjegojnë: “Nuk je imponues e detyrues i tyre për të besuar. ” Nuk je ti ai që mund të krijojë imanin në zemër dhe ta bëjë atë që të zërë vend në të. Nuk është detyra jote që t’i bësh ata të nënshtrohen dhe të punojnë sipas imanit dhe udhëzimit të vërtetë. Nga Xhabiri përcillet se Profeti ﷺ ka thënë: 2858. “Jam urdhëruar që të luftoj njerëzit, derisa të thonë: Lâ ilâhe il-lall-llâh! Nëse e thonë atë, kanë të mbrojtur gjakun dhe pasurinë e tyre, veç sipas plotësimit të hakut të kësaj fjale; ndërsa llogaria e tyre (e fundit) është tek Allahu.” Pastaj Ai lexoi fjalën e Allahut: “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre.” Ky hadith është sjellë edhe në dy Sahih-ët, por pa pjesën e fundit, pra, leximin e këtij ajeti. - “Ai që sprapset e nuk beson ...” - Ai i cili i kthen shpinën zbatimit dhe jetësimit të fesë, përmbushjes së shtyllave të saj; ai i cili mohon të vërtetën, refuzon ta besojë dhe jetojë sipas saj, refuzim që e shpreh me gju - hën dhe me gjithë qenien e tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ai nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën ...” [Kijame 31, 32]. - “Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha.” - Imam Ahmedi sjell rrëfimin nga Ebu Umame el Bahili, që tregon se ai kaloi njëherë pranë Halid Ibn Jezid Ibn Muauijes dhe e pyeti se cila ishte fjala më e butë (e shpresëdhënëse), që ai pati dëgjuar nga Profeti i Allahut të Lartësuar. Ai u përgjigj dhe tha: “E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: 2859. “Të gjithë ju do të hyni në Xhenet, përveç atij i cili rebelohet kundër Allahut, ashtu siç rebelohet deveja nga tufa e saj.” 224 - “Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre.” - Tek ne do të jetë përfundimi i të gjithëve. - “Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.” - Ne kemi për t’i marrë në llogari dhe kemi për t’i shpërblyer për punët e tyre. Nëse kanë bërë të mira, do të shpërblehen me mirësi dhe nëse kanë bërë keq, do të marrin shpagimin e merituar. Nga Numan Ibn Beshiri përcillet se: 2860. “Profeti i Allahut lexonte suret “ Sebbiĥisme rabbikel ealâ’ (Eala) dhe “Hel etâke ĥadithul Gâshijeh” (Gashije) në namazet e Bajramit dhe të xhumasë.” Dahaku e pyeti njëherë Numan Ibn Beshirin 2861. “Çfarë lexonte Profeti i Allahut në namazin e xhumasë, përveç sures Xhuma?” Ai tha: “Ai lexonte “ Hel etâke ĥadithul Gâshijeh” (suren Gashije).” Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Gashije. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja për mirësitë dhe begatitë, që Ai dhuron.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 88:1–88:26
- “A të ka ardhur lajmi për Katastrofën gjithëpërfshirëse?” - Allahu i Lartësuar përshkruan në këtë sure disa nga situatat dhe gjendjet e tmerrshme të Ditës së Gjykimit. Ajo ditë do të përfshijë me vështirësitë e saj të gjitha krijesat. Të gjithë do të shpërblehen sipas veprave që kanë bërë dhe do të ndahen në dy grupe të mëdha: një grup për në Xhenet dhe një grup për në Zjarrin e ndezur fort. I Madhëruari jep cilësitë dhe veçoritë e secilit grup. Në fillim, duke përshkruar banorët e Zjarrit, i Madhëruari thotë: - “Atë Ditë sheh fytyra të tmerruara, të lodhura e të rraskapitura.” - Në Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra, të cilat Zoti i përshkruan me dy cilësi: Së pari, ato do të jenë të tmerruara dhe të dërrmuara nga poshtërimi, turpi dhe nënçmimi. Së dyti, ato do të jenë të lodhura dhe të rraskapitura nga ndëshkimi. Lodhja dhe vuajtja do të mbërthehen në fytyrat e tyre, të cilat do të mbulohen nga Zjarri përvëlues. Ky ishte njëri nga mendimet e komentuesve të Kur'anit rreth kuptimeve të këtij ajeti. Të tjerë shpjegojnë se Ditën e Gjykimit do të ketë fytyra që, edhe pse në jetën e dynjasë janë përpjekur e lodhur me adhurime të shumta, ato do të jenë përsëri të tmerruara dhe të poshtëruara, sepse atyre do t’u mungojë kushti i domosdoshëm që i bën adhurimet të pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Zoti: imani i saktë dhe i drejtë. Për këtë arsye, veprat dhe adhurimet e tyre do të shndërrohen në pluhur. Shpjegimi i dytë, edhe pse mund të jetë i saktë nga ana e kuptimit, nuk mund të thuhet se mbështetet nga konteksti. Prandaj mendimi më i saktë, madje i padiskutueshëm, është ai i pari. Këtë e përforcon edhe fakti se qëllimi i këtyre ajeteve është një përshkrim i përgjithshëm i gjendjes së banorëve të Zjarrit. Kufizimi i këtij përshkrimi vetëm për një kategori të caktuar nuk ka mbështetje në fakte. Në këtë mënyrë, ai do të vlente vetëm për një pjesë të vogël të banorëve të Zjarrit. Nga ana tjetër, saktësinë e mendimit të parë e mbështet edhe fakti se këto ajete flasin thjesht për gjendjen e njerëzve në momentin kur ata i përfshin tmerri i asaj dite, pa cilësuar ndonjë gjë prej jetës së tyre në dynja. - “Ata do hyjnë në një zjarr të ndezur fort. Atyre u jepet të pinë prej një uji të valë.” - Zjarri ka nxehtësi të madhe dhe i përfshin brenda tij. Edhe uji që do t’u jepet është i vluar. I Lartësuari thotë në suren El kehf: “Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.” [El kehf 29] Ndërsa për sa i përket ushqimit të tyre, i Madhëruari thotë: - “Ata nuk kanë ushqim tjetër, veç një ferre helmuese, e cila nuk jep fuqi, as
nuk largon uri. ” - Funksioni i ushqimit është ose largimi i urisë dhe vuajtjes që ajo krijon, ose forcimi i trupit dhe ruajtja e tij nga dobësimi. Asnjë prej këtyre nuk ekziston tek ushqimi i banorëve të Xhehenemit, pasi ai është një ushqim tejet i pështirë, i hidhur dhe i urryer. E lusim Allahun e Madhëruar të na ruajë nga kjo e keqe! Ndërsa banorët e Xhenetit meritojnë tjetër shpërblim: - “Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të cilat janë të kënaqura për veprat e veta...” - Fytyrat e fatlumëve do të jenë të shndritshme dhe të lumtura. Kënaqësitë dhe lumturia e papërshkrueshme që i ka pushtuar duket qartë në shkëlqimin e fytyrave dhe trupave të tyre. Ata do të jenë të kënaqur për veprat e mira që kanë kryer në dynja, si adhurim ndaj Zotit dhe si bamirësi ndaj robve të Zotit. Ata do të jenë të kënaqur, sepse shpërblimi i përgatitur për ta është i madh dhe i mrekullueshëm. Ata do të kenë në Xhenet gjithçka që dëshirojnë. - “...në Xhenete të larta, ku nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme.” - Ata do të jenë në kopshte me të gjitha llojet e mirësive, në lartësitë e Il-lijin-ëve. Banesat e tyre janë të larta, me dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, prej të cilave ata kundrojnë të lumtur mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Në Xhenet nuk dëgjohen kurrë fjalë të kota dhe të padobishme, e aq më pak fjalë të ndaluara dhe të këqija. Fjalët që do të flasin e dëgjojnë në të do të jenë të mira, të bukura dhe të dobishme, siç është kujtimi i Zotit dhe i mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ata do të kënaqen me bisedat mes tyre, në zemër e në shpirt. - “Aty ka burime, që rrjedhin. Ata kanë frona të lartë, Kupa të përgatitura (për të pirë),jastëkë të renditur për mbështetje dhe qilima të shtruar. ” - Në Xhenet ka kroje të shumta, që burojnë dhe gurgullojnë sa herë që banorët e tij e dëshirojnë një gjë të tillë, si ta dëshirojnë dhe ku ta dëshirojnë. Atje ka shtretër të vendosur në vende të larta dhe të stolisur bukur, me shtroje të buta dhe të rehatshme. Banorëve do t’u shërbehen kupa të mbushura me pije të shijshme dhe të këndshme, që do të vendosen mu para tyre, për t’i marrë dhe shijuar. Ato pije janë përgatitur enkas për ta dhe shërbehen nga djelmosha të përjetshëm, që vërtiten dhe shërbejnë mes tyre. Atje do të kenë jastëkë të renditur, të vendosur për t’u rehatuar: jastëkë prej mëndafshi e prej materialesh të tjera, që vetëm Zoti i di. Ata janë të sistemuar, pa pasur nevojë që besimtarët ta bëjnë këtë vetë. Vendet ku ata qëndrojnë janë të shtruar me qilima të mrekullueshëm, që mbushin çdo cep e anë. - “A nuk i shikojnë devetë se si janë krijuar, qiellin se si është ngritur lart, malet se si janë vendosur, dhe Tokën se si është shtruar?” - Ajeti u drejtohet këtu atyre që nuk besojnë Profetin e Allahut, por dhe të tjerëve, që të meditojnë rreth krijesave të Allahut të Madhëruar, të cilat dëshmojnë për njëshmërinë e Tij. A nuk e shohin ata mrekullinë në krijimin e devesë, e cila është bërë që të përballojë vështirësi të mëdha dhe t’i kryejë njeriut shërbime shumë të vyera dhe të veçanta? A nuk i vështrojnë ata malet, se si janë vendosur dhe çfarë roli luajnë? Allahu i ka bërë malet stabilizues të tokës dhe fiksues të saj, që ajo të mos tronditet dhe lëkundet. Jo vetëm kaq, por brenda tyre Allahu i Madhëruar ka vendosur thesare dhe mirësi të shumta për njerëzit. A nuk e shohin ata Tokën, se si është shtrirë dhe sheshuar? Ajo është përshtatur më së miri për njerëzit, të cilët qëndrojnë lehtësisht mbi të, e punojnë dhe e mbjellin atë, ndërtojnë mbi të, lëvizin nëpër rrugët e saj, për të arritur qëllimet e tyre. Fakti që Toka është e sheshuar dhe e shtruar nuk kundërshton faktin tjetër që ajo është e rrumbullakët, me gjithësinë rrotull saj. Për këtë tregojnë argumente tradicionale, logjike, shqisore dhe të dëshmuara. Shumica e njerëzve e njohin dhe e pranojnë këtë fakt, sidomos në këto kohë, kur njeriu ka arritur të hulumtojë çdo cep të globit, nëpërmjet mundësive të lehtësuara nga Zoti i Madhëruar. Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë trup të vogël të rrumbullakët, vërtet
shtrirja e tij do t’ia ndryshonte formën, por kur bëhet fjalë për madhësinë e Tokës, ajo është e shtrirë, e sheshtë dhe e lehtë për t’u shfrytëzuar, edhe pse në të njëtën kohë është e rrumbullakët. - “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre.” – Kuptimi: Kujto, qorto, këshillo, përgëzo dhe kërcëno! Ti je dërguar në botë për t’i ftuar krijesat në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe që t’u kujtosh atyre shpërblimin dhe ndëshkimin e Tij. Ti nuk je kontrollues i tyre, që të mund t’i detyrosh të besojnë, dhe as përgjegjës për veprat e tyre. Nëse kryen detyrën tënde, atëherë ti nuk je përgjegjës për çfarë bëjnë ata. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në suren Kaf: “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata, ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” [Kaf 45]. - “Ai që sprapset e nuk beson, Allahu do ta dënojë me vuajtje të mëdha.” - Por ata të cilët i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe e mohojnë Atë, ata do të kenë ndëshkim të rëndë, të madh dhe të vazhdueshëm.Askush nuk mund t’i shpëtojë llogarisë së Allahut, sepse: - “Pa dyshim, tek Ne është kthimi i tyre. Dhe, pa dyshim, nga Ne është gjykimi i tyre.” - Të gjitha krijesat do të kthehen te Krijuesi i tyre në Ditën e Gjykimit. Ai është i vetmi që do të gjykojë me drejtësi mbi ta për veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë ata, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.