9. Tevbe · Ajeti 10

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
10

لَا يَرۡقُبُونَ فِي مُؤۡمِنٍ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُعۡتَدُونَ

Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Derisa palët kundërshtare të muslimanëve, si idhujtarët ashtu edhe jehuditë herë pas herë thyen marrëveshjen, që kishin me muslimanët ekzistenca e një kontrate me ta ishte i kotë, prandaj zbret kjo pjesë e Kuranit me të cilën anulohen marrëveshjet me ta. Ishte viti i nëntë i hixhretit. Ebu Bekri ishte caktuar udhëheqës i haxhinjve nga ana e Pejgamberit a.s. Pasi kishte shkuar Ebu Bekri me haxhinjtë Pejgamberi a.s. dërgon Aliun, që t’ua komunikojë këto dispozita të Kuranit në ditën e Bajramit. Aliu ngrihet e thotë: Pas këtij viti te Qabja nuk mund të afrohet asnjë idhujtar; tavafi (vizita) rreth Qabes nuk mund të bëhet duke qenë lakuriq; në xhenet nuk do të hyjë kush pos mus - limanëve; kush ka marrëveshje me Pejgamberin a.s. dhe nuk e ka thyer deri tashti ajo vazhdon deri në afatin e caktuar dhe prej sot Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çfarëdo lloj lidhjesh me idhujtarët. Vizita e Qabes në kohën e caktuar të vitit konsiderohet “haxh”, e vizita jashtë kohës së caktuar në cilëndo kohë të vitit quhet “umre”, ndërsa kur ishte koha e caktuar për haxh, kur bie edhe Bajrami u quajt: “Haxhi i madh”, e Umreja është “Haxhi i vogël”. Idhujtarëve u jepet afat të qarkullojnë e të përgatiten katër muaj rresht, pastaj ose do të kthehen në Fenë Islame, ose do të luftohen pa mëshirë, sepse ata nuk e respektonin, as besën e dhënë, e asgjë tjetër, por sa herë që ju vinte në dorë bënin masakra ndaj muslimanëve.