9. Tevbe · Ajeti 11

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
11

فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِۗ وَنُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Megjithatë kërkesa që në momentin e vdekjes njeriu të kthehet edhe një herë në këtë jetë për të punuar punë të mira, është praktikë e atyre që nuk besuan, ka gjasa që edhe ata që nuk e dhanë zeqatin, nuk e bënë haxhin dhe nuk i zbatuan detyrimet do ta dëshironin një gjë të tillë. Allahu a’ëlemu! Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Munafikun. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!