9. Tevbe · Ajeti 33

سورة التوبة
Përkthimi Sherif Ahmeti
33

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ

Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u lejua Pejgamberi a.s. të bëjë hixhret, i thirri edhe shokët që të shpërngulen dhe ta praktikojnë lirisht besimin islam. U shpërngulën edhe shokët, por pati prej tyre, që për hir të ndonjë të afërmi të mos shpërngulen, e mandej edhe të sprovohen në besimin e vet, pse ndodhte që ndonjë sekret i muslimanëve të zbulohet prej të tillëve. Kurani nuk e ndalon lidhjen e farefisnisë, nëse ajo nuk shkon në dëm të fesë, e nëse po, atëherë përparësi ka feja e jo farefisi. Pasi shkëputja e marrëveshjeve me mushrikët shpallet haptazi, pati të atillë që u frikësuan për çështjet e jetesës etj. Zoti xh. sh. ua përkujton ndihmën, që ju ofroi në shumë raste dhe në luftën e Hunejnit, kur muslimanët ishin të shumtë në numër dhe u krenuan për këtë; mirëpo iu doli e kundërta, sepse u thyen derisa në një çast Pejgamberi a.s. mbeti vetëm në sheshin e luftës e Zoti ju dërgoi engjëjt. Idhujtarët shpirtërisht ishin të ndyrë, prandaj iu ndalohet vizita e Qabes pas atij viti, vitit të nëntë. Pati edhe asish, që iu frikësuan skamjes, sepse idhujtarët nuk do të vinin më për tregti, prej së cilës mekasit gjallëronin. Zoti iu premtoi mirësi e furnizim nga begatitë e veta. Ithtarët e Librit jehudi dhe të krishterë janë të obliguar të japin xhizjen. Xhizja ishte një pagesë, që bëhej nga ata që nuk ishin muslimanë, e për ta gëzuar lirinë dhe sigurinë në fe e në jetë në shtetin islam. Të këqijat e tyre ishin se njëra palë thonin për Uzejrin djalë i Zotit, e tjetra për Isain. Ashtu patën thënë më parë disa për melaiket, se ishin bija të Zotit. Sendet që i kishte ndaluar Kurani ata i përdornin si të lejuara. Përpiqeshin që drita e Kuranit, e Fesë Islame të pengohej e të shuhej, por më kot, sepse Zoti kishte vendosur, që ajo të triumfojë mbi të gjitha të tjerat, anipse këtë nuk e dëshironin Ithtarët e Librit e as idhujtarët. dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Ata që e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut lajmëroji për një dënim të dhembshëm.