9. Tevbe · Ajeti 33

سورة التوبة
Përkthimi Hasan Nahi
33

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ

(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë[123], edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[123] D. m. th. për ta lartësuar me anë të suksesit të qëndrueshëm dhe argumentit të qartë. Vini re se feja islame është e tillë që i lë pas të gjitha fetë e tjera dhe se nuk ka një lidhje të domosdoshme ndërmjet epërsisë fetare të Islamit dhe supremacisë politike të shteteve myslimane.