وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ هِيَ حَسۡبُهُمۡۚ وَلَعَنَهُمُ ٱللَّهُۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّقِيمٞ
Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Munafikët i bënë vërejtje Pejgamberit a.s. në ndarjen e plaçkës së fituar në luftën e Hunejnit. Ata nuk e përfillnin urdhrin e Zotit, sipas të cilit e ndante Pejgamberi a.s., por sa herë që nuk iu jepej shumë, ankoheshin në drejtësinë e ndarjes. Pejgamberi dëgjoi për intrigat e tyre dhe u brengos shumë, e pastaj tha: “Zoti e mëshiroftë Musain, atë e kanë ofenduar edhe më shumë!” Për t’i ndalur sulmet e tyre Zoti përcaktoi përfundimisht kategoritë, të cilave iu takojnë pjesët nga llojet e lëmoshave. Këtu nuk është fjala për lëmoshat vullnetare, por për ato obliguese, siç është zeqati etj. Këtu janë përmendur tetë kategori për të cilat detyrohet bashkësia njerëzore të ndihmojë, nëse ekzistojnë të gjitha këto kategori në një shoqëri, e nëse jo, atëherë ajo e cila ekziston. Me fjalën “punonjësit” kuptohen ata që e mblidhnin zeqatin, pra kuptohet se tubimit të zeqatit i është dhënë rëndësi e madhe. “Muelefeti kulubë” ishin ata që kishin pranuar Fenë Islame, por druhej se nuk ishin mjaft të qëndrueshëm. Omer bin Hatabi nuk ju dha më të tillëve, sepse nuk ndjeu nevojë për ta. “Rruga e Allahut” - është lufta - xhihadi në rrugën e Tij. Hipokritët, të cilëve ende nuk iu kishte fjetur besimi si duhet në zemrat e tyre, e fyenin Pejgamberin a.s., e kur dëgjohej për fyerjet e tyre, ata betoheshin sikur nuk kanë pasur ndonjë qëllim të caktuar, mirëpo kur vërejtën se çdo gjë i shkon në vesh Pejgamberit u frikësuan, se Zoti do të shpallte ndonjë pjesë nga Kurani e do t’i demaskonte. Disa prej tyre u penduan sinqerisht dhe shpëtuan, disa Zoti i dënoi edhe në këtë jetë dhe i njoftoi me dënimin që i pret ata në Ahiret. Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. Allahu (që i shkatërroi) nuk iu bëri atyre të padrejtë, por ata ia bënë vetes.