9. Tevbe · ajete 75–78

سورة التوبة
75

۞ وَمِنۡهُم مَّنۡ عَٰهَدَ ٱللَّهَ لَئِنۡ ءَاتَىٰنَا مِن فَضۡلِهِۦ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

We minhum men ‘ahedel-lahe le’in ‘atana min fedlihi lenesseddekanne we lenekunenne mine es-salihine

E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve".

76

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُم مِّن فَضۡلِهِۦ بَخِلُواْ بِهِۦ وَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ

Felemma ‘atahum min fedlihi behilu bihi we tewellew we hum mu’ridune

Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut.

77

فَأَعۡقَبَهُمۡ نِفَاقٗا فِي قُلُوبِهِمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ يَلۡقَوۡنَهُۥ بِمَآ أَخۡلَفُواْ ٱللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُواْ يَكۡذِبُونَ

Fe’a’kabehum nifakæn fi kulubihim ‘ila jewmi jelkawnehu bima ‘ehlefu Ellahe ma we’aduhu we bima kanu jekdhibune

Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.

78

أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

‘Elem ja’lemu ‘ennel-lahe ja’lemu sirrehum we nexhwahum we ‘ennel-lahe ‘allamul-gujubi

A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe hipokritët e kohës së Pejgamberit a.s. ishin si popujt para tyre, të cilëve ju patën ardhur pejgamberë, por ata nuk dëgjuan, prandaj edhe pse ishin më të fuqishëm dhe më të pasur, nuk fituan asgjë, sepse Allahu i shkatërroi ata, e do t’i shkatërrojë edhe këta. Hipokritët janë miq të njëri-tjetrit, dhe kishin pesë vese: mësonin për keq, ndalonin nga e mira, faleshin me përtesë, nuk jepnin zeqat dhe nuk respektonin urdhrin e Allahut e të Pejgamberit a.s. për luftë etj.