أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ
A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe hipokritët e kohës së Pejgamberit a.s. ishin si popujt para tyre, të cilëve ju patën ardhur pejgamberë, por ata nuk dëgjuan, prandaj edhe pse ishin më të fuqishëm dhe më të pasur, nuk fituan asgjë, sepse Allahu i shkatërroi ata, e do t’i shkatërrojë edhe këta. Hipokritët janë miq të njëri-tjetrit, dhe kishin pesë vese: mësonin për keq, ndalonin nga e mira, faleshin me përtesë, nuk jepnin zeqat dhe nuk respektonin urdhrin e Allahut e të Pejgamberit a.s. për luftë etj.