Fe’a’kabehum nifakæn fi kulubihim ‘ila jewmi jelkawnehu bima ‘ehlefu Ellahe ma we’aduhu we bima kanu jekdhibune
Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
‘Elem ja’lemu ‘ennel-lahe ja’lemu sirrehum we nexhwahum we ‘ennel-lahe ‘allamul-gujubi
A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Edhe hipokritët e kohës së Pejgamberit a.s. ishin si popujt para tyre, të cilëve ju patën ardhur pejgamberë, por ata nuk dëgjuan, prandaj edhe pse ishin më të fuqishëm dhe më të pasur, nuk fituan asgjë, sepse Allahu i shkatërroi ata, e do t’i shkatërrojë edhe këta. Hipokritët janë miq të njëri-tjetrit, dhe kishin pesë vese: mësonin për keq, ndalonin nga e mira, faleshin me përtesë, nuk jepnin zeqat dhe nuk respektonin urdhrin e Allahut e të Pejgamberit a.s. për luftë etj.
el-Ledhine jelmizunel-muttewwi’ine minel-mu’uminine fi es-sedekati wel-ledhine la jexhidune ‘illa xhuhdehum fejesharune minhum sehirel-lahu minhum we lehum ‘adhabun ‘elimun
Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
Estegfir lehum ‘ew la testegfir lehum ‘in testegfir lehum seb’ine merreten felen jegfirel-lahu lehum dhalike bi’ennehum keferu billahi we resulihi wel-lahu la jehdil-kawmel-fasikine
Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
Ferihel-muhallefune bimek’adihim hilafe resuli Ellahi we kerihu ‘en juxhahidu bi’emwalihim we ‘enfusihim fi sebili Ellahi we kalu la tenfiru fil-herri kul naru xhehenneme ‘esheddu herræn lew kanu jefkahune
Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!
Fe’in rexhe’akel-lahu ‘ila ta’ifetin minhum faste’dhenuke lilhuruxhi fekul len tehruxhu ma’ije ‘ebedæn we len tukatilu ma’ije ‘aduwæn ‘innekum reditum bil-ku’udi ‘ewwele merretin fak’udu me’al-halifine
Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!"
We la tuselli ‘ala ‘ehedin minhum mate ‘ebedæn we la tekum ‘ala kabrihi ‘innehum keferu billahi we resulihi we matu we hum fasikune
Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
We ‘idha ‘unzilet suretun ‘en ‘aminu billahi we xhahidu me’a resulihi este’dheneke ‘ulut-tewli minhum we kalu dherna nekun me’al-ka’idine
E kur zbritët një kaptinë (që thotë): Të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
Lekini er-resulu wel-ledhine ‘amenu me’ahu xhahedu bi’emwalihim we ‘enfusihim we ‘ula’ike lehumul-hajratu we ‘ula’ike humul-muflihune
Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit.
‘E’addel-lahu lehum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha dhalikel-fewzul-’adhimu
All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Për përgatitjet e luftës në Tebuk muslimanët dhanë sasi të mëdha nga pasuria e tyre, dhanë edhe ata që nuk kishin aq mundësi, vetëm që të mos ndaheshin nga vëllezërit e tyre. Hipokritët për ata që dhanë shumë thonin: Japin për autoritet, kurse për ata që dhanë pak: Zoti nuk ka nevojë për një dhënie të tillë. Thuhet: Kur vdiq Ibni Ubeje ibni Seluli, kreu i munafikëve në Medine, vjen djali i tij, Abdullahu, që ishte sahabi shumë i mirë dhe kërkoi prej Pejgamberit a.s. t’i japë këmishën e vet për ta mbështjellur babain e tij në vend të qefinit. Pejgamberi a.s. ia dha. Pastaj e luti Pejgamberin a.s. t’ia falë xhenazen. Pejgamberi ngrihet t’ia falë, e Omeri thotë: O i Dërguar i Allahut! A munafikut më të përbetuar ia fal xhenazen?!...” Pejgamberi a.s. ia ktheu: Largohu Omer, Zoti më tha: Kërko ose mos kërko...- e unë po shfrytëzoj të parën: kërko falje!...- Ia fali xhenazen, e përcolli dhe u ngrit mbi varrin e tij. Por nuk shkoi shumë e u shpall ajeti: 84, sipas të cilit ndërpriten të gjitha lidhjet me munafikët. Fjala shtatëdhjetë, nuk është numër i kufizuar, por arabët e kishin adet të thonin për diçka në shumës, shtatëdhjetë herë, sikur se e kemi zakon ne të themi: njëqind herë. Pra, nuk është si qëllim një numër i caktuar. Pasi munafikët nuk shkuan me Pejgamberin a.s. në momentin më të vështirë në luftë, edhe të tjerëve iu thanë të mos shkojnë, pastaj u tallën me besimtarët, e Allahu tha: Qeshni në këtë dynja, por kjo është kohë e shkurtër, keni për të qarë në Ahiret pa pushim. Në Medine kishin mbetur pa shkuar në luftë edhe disa besimtarë, me arsye dhe me lejen e Pejgamberit a.s., por për ata që kishin thënë gënjeshtra Allahu e urdhëroi Pejgamberin, që të mos i pranojë të shkojnë me të kurrë, edhe nëse kërkojnë. Dhe kështu me munafikët e Medines këputen të gjitha marrëdhëniet, madje edhe ato shpirtërore.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.