91. Shems

سورة الـشـمـس 15 ajete
Përkthimi Sherif Ahmeti
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

وَٱلشَّمۡسِ وَضُحَىٰهَا

Pasha diellin dhe dritën e tij!

2

وَٱلۡقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا

Pasha hënën kur vjen pas tij!

3

وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا

Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!

4

وَٱلَّيۡلِ إِذَا يَغۡشَىٰهَا

Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!

5

وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا

Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!

6

وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا طَحَىٰهَا

Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!

7

وَنَفۡسٖ وَمَا سَوَّىٰهَا

Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

8

فَأَلۡهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقۡوَىٰهَا

Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

9

قَدۡ أَفۡلَحَ مَن زَكَّىٰهَا

Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.

10

وَقَدۡ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.

11

كَذَّبَتۡ ثَمُودُ بِطَغۡوَىٰهَآ

Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.

12

إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشۡقَىٰهَا

Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.

13

فَقَالَ لَهُمۡ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقۡيَٰهَا

E Pejgamberi atyre u pat thënë: "Kini kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë".

14

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمۡدَمَ عَلَيۡهِمۡ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمۡ فَسَوَّىٰهَا

Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,

15

وَلَا يَخَافُ عُقۡبَٰهَا

Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Betimi në diellin ka rëndësi të madhe, sepse kur ai largohet, bota mbetet si e vdekur, e kur lind dhe jep dritën, kthehet jeta dhe, në kohën kur ai pak ngritet e i thuhet “duha”, njerëzit ia fillojnë punës. E kjo koha e duhasë i përngjan Ditës së Kijametit, sepse banorët e xhenetit në atë kohë do të zënë vend aty. Në gjysmën e parë të ndërrimit të saj, edhe hëna e vazhdon dritën pas diellit. Përderisa dielli është një prej gjësendeve më të mëdha, që perceptohet me anën e shqisave, Zoti përmend katër gjendjet e tij; pastaj përmend madhërinë e vet të lartë me tri cilësi, në mënyrë që mendjes së njeriut t'i mundësojë të ngrihet gradualisht prej sendeve shqisore në madhërinë e Tij, e të kuptojë për fuqinë e pakufishme të Tij. Njeriun e pajisi me atë aftësi, që të mund të dallojë se çka është e mirë e çka keq, çka është urtësi e respekt dhe çka është arrogancë e kundërshtim. Ai që e ruan veten, ai e gjen shpëtimin, ai që nuk e ruan, gjen shkatërrimin. Në çdo popull ka pasur të këqij, si Kadar bin Salefi, më i keqi i popullit Themud, popullit të Salihut. E pse të tjerët nuk e penguan kur ai e bëri krimin, Zoti i shkatërroi. Kështu bën me çdo popull që pajtohet me të keqen. Falënderoj Allahun e Madhëruar!