92. Lejl · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Lejl Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El A'ëla, ajete: 21

Në këtë sure bëhet fjalë rreth përpjekjeve të njeriut në këtë jetë dhe rreth përfundimit të tij në jetën tjetër, në xhennet a xhehenem.

Në fillim jepet betimi në natën, ditën dhe në Krijuesin, e më pas një sqarim për rrugën që çon në fatbardhësi dhe për atë që çon në vuajtje, duke bërë me dije se mashtrimi pas pasurisë së grumbulluar, nuk bën dobi në ditën e kijametit. Përmend rrugën e besimtarit të mirë, i cili jep nga pasuria e vet për hir të Zotit, e si shembull është Ebu Bekri.

Quhet: "Suretul Lejli" kaptina e natës, ngase në fillim bëhet betimi në natë.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 92:1–92:21

Zoti xh. sh. betohet në natën që sjell errësirën, në ditën kur ajo shkreptin, në Zotin Krijues i të dy gjinive, se veprat e njerëzve janë të llojllojta, të mira e të këqija, të dëmshme e të dobishme, e më pas shpjegon se ai që jep për hir të Zotit, ruhet prej të këqijave që ika ndaluar Zoti, beson në Xhennetin, është i bindur për atë që e jep se Zoti do t'ia kompenzojë, ose ai që dëshmon me "La ilahe il-le-llah", atij Zoti i ndihmon që ta marrë rrugën e drejtë e të shpëtimit. E ai që nuk jep, nuk adhuron Zotin, nuk beson të vërtetën, atij do t'i prijë e keqja e pasuria e tij e grumbulluar nuk do t'i bëjë dobi kur të bjerë në varr i vdekur, ose kur do të bjerë në fund të xhehenemit.

E tërë bota e sotme dhe bota e ardhme i takon vetëm Zotit, e Ai sqaron rrugën e vërtetë dhe shpjegoi se zjarri i xhehenemit është shumë i fortë dhe se në të do të hyje vetëm ai që është i prishur deri në skaj.

E ai që është ruajtur nga të këqijat, nuk do t'i afrohet atij zjarri, e i tillë është ai që e dha pasurinë e vet për hir të Zotit e nuk e dha për t'ia kthyer të mirën dikujt, por vetëm që ta fitojë kënaqësinë e Zotit, e atij Zoti do t'i japë derisa ai të jetë i kënaqur.

Ajetet e fundit u shpallën për sinqeritetin e Ebu Bekrit r.a.

Bilali ishte rob i Ummeje bin Halefit, i cili e mundonte robin e vet pse kishte pranuar fenë —- (AN — islame, e në vapën më të madhe, e nxirrte duke e vënë në shpinë me sy prej dielli, ndërsa në gjoks ia vënte një gur të madh e i thoshte se do të mbetej kështu deri të vdiste ose ta mohonte Muhammedin. Bilali ashtu i shtrirë dhe i lodhur, nuk mund të fliste më, pos që thoshte: "Një, Një".

Atëherë aty pari kaloi Ebu Bekri i cili e pa dhe Ummejes i tha: "Kije frikë Zotin për këtë varfanjak!" Ai ia ktheu: "Ti e ke prishur (pse e kishte udhëzuar të bëhej mysliman), shpëtoje prat"

Ebu Bekri e bleu prej tij dhe e liroi nga skllavëria. Dikush tha: E liroi pse ka pasur një interes prej tij, atëherë shpallet ajeti 19 i kësaj sureje.

Falënderoj Allahun e madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 92:1–92:11

- “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë! Për ditën, që shkël - qen!” - Allahu i Madhëruar betohet për natën, që mbulon krijesat me errësirën e saj. Ai betohet edhe për ditën me shkëlqimin e saj. - “Dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën.” - Kjo i ngjan ajetit tjetër: “ Ne ju krijuam në çifte” [Nebe’ 8], ose: “Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të përkujtoni. ” [Dharijat 49]. Kështu Allahu i Lartësuar betohet në disa gjëra, që janë të kundërta me njëra-tjetrën. Më pas vjen edhe shkaku, për të cilin Ai betohet, që ka të bëjë sërish me gjëra të kundërta, pra, fakti që janë dy grupe njerëzish: ata të cilët i binden Allahut dhe ata të cilët nuk i binden Atij: - “Vërtet, veprat tuaja janë të ndry - shme.” - Edhe punët tuaja janë të ndry - shme: disa bëjnë mirë dhe disa bëjnë keq. - “Atij, që jep dhe ruhet ... ” - Ai i cili jep dhe shpenzon pasurinë, për të cilën është urdhëruar që ta pastrojë dhe të japë prej saj, madje edhe ruhet, domethënë, i druhet dhe e ka frikë Allahun, prandaj dhe është i devot - shëm, duke zbatuar urdhëresat e Tij, në shenjë madhërimi, dashurie, nënshtrimi e bindjeje ndaj Allahut. - “... që e beson me bindje të plotë më të mirën ...” - Ai beson me siguri të plotë se do të shpërblehet për devotshmërinë e tij, siç ka shpjeguar Katadja. Ndërsa Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ubej Ibn Keabi, që rrëfen: 2878. “E pyeta të Dërguarin e Allahut për fjalën “ el husna”, që përmendet në këtë ajet, dhe ai më tha: “ El Husna është Xheneti”. Pra, në këtë rast, kuptimi i ajetit është: “... që e beson me bindje të plotë Xhenetin ...”. Në vijim, i Lartësuari thotë: - “Ne do t'ia lehtësojmë atij për më të lehtën (rrugën drejt shpëtimit).” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, do t’ia lehtësojmë të mirën dhe udhën e mbarë.” Ndërsa Zejd Ibn Eslemi thotë: “Domethënë, do ia lehtë - sojmë rrugën për në Xhenet”. Disa selefë e kanë shpjeguar kështu: “Kemi për t’ia lehtësuar rrugën dhe veprat që sjellin shpërbli - met e mira.” Pa dyshim se një prej mirësive që sjellin punët në bindje ndaj Zotit është edhe fakti se ato sjellin të tjera punë të mira. Nga ana tjetër, ndëshikimi i të keqes është një e keqe tjetër, që vjen pas saj. Prandaj Alkametu Ibn Kajsi, një nga asketët dhe tabiinët më të njohur në Basra, thoshte gjithmonë: “ Betohem n ë Allahun! Unë bëj vepra të mira, sepse shpresoj që do të vijë një punë tjetër e mirë më e madhe pas saj dhe largohem nga punët e këqija, sepse kam frikë nga gjynahu pasardhës, që do të jetë më i madh se paraardhësi.” - “Atij që tregohet koprrac ...” - Ai që tregohet dorështrënguar dhe nuk shpenzon në rrugët e hajrit, prej mirësive që i ka dhuruar Allahu. - “... dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin) ...” - Ibn Abasi shpjegon: “ Është ai që tregohet koprrac me pasurinë e tij dhe tregohet i panevojë për Zotin Krenar dhe të Lartësuar, duke pretenduar se është i pava - rur dhe nuk ka nevojë për asgjë.” Ibn Ebi Hatimi e sjell në këtë formë. - “Dhe që mohon më të mirën ...” - Nuk beson në shpërblimin me drejtësi në ahiret. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ne do t'ia lehtësojmë atij për më të vështirën (rrugën drejt dënimit) .” - Kemi për t’ia lehtësuar ndjekjen e rrugës së ligë - sisë dhe devijimit. Allahu i Lartësuar thotë ngjashëm në ajetin tjetër: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.” [En’am 110]. Ajetet që flasin për këtë temë janë të

shumta. Të gjitha ato tregojnë se Allahu Krenar dhe i Lartësuar i shpërblen të gjithë ata që synojnë të mirën, duke ua prirë mbarë, duke ua lehtësuar rrugën e mirë dhe duke i ndihmuar për të qenë të vazhdue - shëm e të palëkundur në të. Ndërsa të gjithë ata që synojnë të keqen, Allahu i Lartësuar i lë në errësirë. Kështu, çdokujt i jepet udhë - zimi në varësi të përkushtimit të tij për të përmbushur të mirën dhe për t’iu larguar të keqes. Edhe hadithet që flasin rreth kësaj çështjeje janë të shumta. Buhariu sjell hadi - thin nga Aliu (r.a), që rrëfen: 2879. “Teksa po shoqëronim një xhenaze në varrezat Garkad, erdhi Profeti ﷺ dhe u ul. Edhe ne u ulëm rreth tij. Ai kishte në dorë një shkop të vogël, uli kokën dhe filloi të gërvishtte tokën me të. Pastaj tha: "Nuk ka asnjë prej jush dhe nuk ka asnjë njeri të krijuar, që të mos ketë të përcaktuar vendin e tij në Xhenet ose në Zjarr, dhe po kështu është vendosur për të nëse do të jetë i mjeruar ose i bekuar." Dikush tha: "O i Dërguari i Allahut! A të varemi nga ajo që është shkruar për ne dhe t'i lëmë veprat, pasi kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e bekuar, do të bëjë vepra të njerëzve të bekuar dhe kushdo nga ne që do të jetë nga njerëzit e mjeruar, do të bëjë vepra të njerëzve të mjeruar?" Profeti ﷺ tha: "Veprat e mira u bëhen të lehta njerëzve të bekuar (që bëjnë vepra të mira), ndërsa veprat e liga u bëhen të lehta njerëzve të mjeruar (që bëjnë vepra të liga)." Pastaj ai këndoi vargjet: "Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij për më të lehtën (rrugën drejt shpëtimit) . Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin), Dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij për më të vështirën (rrugën drejt dënimit.) .”. Ka edhe hadithe të tjera, me të njëjtin mesazh dhe që vijnë në rrugë të ndryshme. Ibn Xheriri ka thënë: “Na është thënë se ky ajet është shpallur dhe flet për Ebu Bekër Siddikun, - Allahu qoftë i kënaqur me të!” Pastaj sjell një sened prej Amir Ibn Abdilah Ibn Zubejrit, i cili ka thënë se Ebu Bekri - Allahu qoftë i kënaqur prej tij! - çlironte shumë robër, pasi pranoi Islamin, në kohën e Mekës. Ai lironte, pleq dhe gra, që kishin pranuar Islamin. Një ditë, i ati i tha: “O biri im! Po të shoh që po liron shumë njerëz të dobët të pafuqishëm. Do të ishte më mirë sikur të liroje burra të fortë, që të qëndrojnë përkrah teje dhe në ndihmën tënde, si mbështetës dhe luftëtarë për ty.” Atëherë, ai tha: “O baba, unë synoj atë që është tek Allahu.” Më kanë treguar disa prej familjes time, - vazhdon Amiri - se ky ajet është shpallur dhe flet pikërisht për Ebu Bekrin.” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur të shkatërrohet.” - Muxhahidi shpjegon dhe thotë: “Nuk ka për t’i vlejtur pasuria, kur ai të vdesë.” Ndërsa Zejd Ibn Eslemi thotë: “Nuk ka për t’i vlejtur pasuria , kur ai të rrëzohet thellë në zjarr.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 92:1–92:21

Allahu i Madhëruar betohet në kohën e përbërë nga netët dhe ditët, përgjatë së cilave robtë bëjnë veprat e tyre të ndryshme, të mira apo të këqija. Ai thotë: - “Betohem për natën, që me errësirë mbulon gjithësinë, për ditën, kur ajo shkëlqen” - Allahu i Madhëruar betohet në natën, kur ajo mbulon krijesat me errësirën e saj dhe kur çdokush kthehet dhe gjen prehjen në folenë e vet. Robtë qetësohen nga angazhimet e shumta të ditës së shkuar dhe përgatiten për ditën që vjen, me forca dhe energji të reja. Ai betohet, gjithashtu, për ditën, kur ajo shkëlqen mbi krijesat, kur ata ndriçohen me dritën e saj dhe shpërndahen për të kërkuar nga mirësitë e Zotit. - “dhe për Atë që krijoi mashkullin e femrën.” - Ky ajet mund të kuptohet në dy mënyra: 1. Për Atë që krijoi mashkullin e femrën! Pra, i Lartësuari betohet në Veten e Vet. 2. Për atë të cilën e krijoi mashkull dhe femër. Me këtë mënyrë të dytë vështrimi, i Lartësuari betohet në krijesat e Tij, të cilat Ai i ka bërë çift. Kjo tregon për urtësinë e Allahut në krijimin e gjallesave dhe të mënyrës se si ato të vazhdojnë të ekzistojnë. Që të sigurohet vazhdimësia e gjallesave, Ai i krijuar ato në meshkuj e femra dhe i ka pajisur me dëshirë të ndërsjelltë, ku njëra palë dëshiron tjetrën. I Madhëruar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, më i miri Krijues! Të gjitha këto betime i Lartësuari i solli për të përforcuar faktin që: - “Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.” - Veprat dhe përpjekjet tuaja, o njerëz dhe xhindë, që jeni të përgjegjshëm ligjërisht, janë të ndryshme dhe të llojllojshme. Ato dallojnë nga njëra -tjetra qoftë në drejtim të masës dhe cilësisë së tyre, qoftë edhe në drejtim të qëllimit me të cilin janë bërë. A synoni të kënaqni Allahun dhe të fitoni kënaqësinë e Tij, dhe kështu përpjekjet tuaja të jenë të frytshme dhe të shpërblyeshme në përjetësi? Apo synoni këtë dynja dhe stolitë e saj, që do zhduken një ditë, e kështu edhe veprat tuaja të zhduken, sikurse objektivi juaj? I tillë është përfundimi i çdo vepre nëpërmjet së cilës

nuk synohet kënaqësia e Allahut. Më pas, i Madhëruari bën dallimin mes dy rasteve, duke thënë: - “Atij, që jep dhe ruhet, që e beson me bindje të plotë më të mirën...” – Cilësitë e fatlumëve janë: 1. Ata japin. Domethënë, ata japin atë që e kanë për detyrë ta japin, qoftë ajo pasuri, siç janë zekati, detyrimet kompensuese, shpenzimet e detyrueshme nga Sheriati, qoftë adhurim trupor, si falja e namazit, agjërimi etj., qoftë adhurim i ndërthurur pasuror-trupor, si kryerja e haxhit, umres etj. 2. Ata ruhen. Domethënë, ata ruhen prej harameve të Zotit, duke mos shkelur kufijtë e Tij. Ata u ruhen gjynaheve, për hir të Zotit dhe në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi për Të. 3. Ata besojnë më të mirën me bindje të plotë. Kjo do të thotë që ata e besojnë me bindje të plotë dhe pa mëdyshje dëshminë e teuhidit “ Lâ ilâhe il -l’All-llâh”. Ata e dinë se çfarë nënkupton kjo dëshmi, ku bazohet ajo dhe u nënshtruan e jetuan sipas saj. Ata janë të sigurt për shpërblimin e tyre, nëse jetojnë dhe punojnë sipas kësaj dëshmie. Ky është besimi me bindje i “më të mirës”. Për këta, Allahu i Lartësuar ka dhënë këtë premtim të mrekullueshëm e qetësues: - “...Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” - Allahu i Gjithëmëshirshëm dhe i Gjithëditur i premton kujtdo që pajiset me cilësitë e mësipërme se Ai do t’ia lehtësojë dhe thjeshtësojë arritjen e të mirave dhe do t’ia lehtësojë largimin nga të këqijat. Ky është shpërblimi i tyre, sepse ata marrin të gjitha masat për të merituar një ndihmë dhe lehtësim të tillë nga Bujari i Gjithëmëshirshëm. - “Atij që tregohet koprrac dhe e ndien veten të panevojë (për Zotin), dhe që mohon më të mirën, Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt dënimit,...” - E kundërta ndodh me ata që veprojnë ndryshe. Këta të mjerë kanë disa cilësi: 1. Ata tregohen koprracë, domethënë nuk japin atë që e kanë për detyrë ta japin. Ata shpërfillin shpenzimet, të detyrueshme apo të pëlqyeshme qofshin ato, duke e penguar veten që të kryejnë detyrimet ndaj Zotit. 2. Ata ndihen të pavarur nga Zoti dhe e braktisin adhurimin e Tij. Ata hiqen sikur nuk kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesjen e Zotit, ndërkohë që, në realitet, janë tejet të varur dhe të varfër, jashtëzakonisht nevojtarë për mëshirën e të Gjithëmëshirshmit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër për robin që të shpëtojë, të lumturohet dhe të arrijë gjithçka dëshiron, veçse duke qenë Allahu më i dashuri i zemrës së tij, duke qenë Ai i vetmi i Adhuruar, i vetmi të Cilit robi i përkushtohet me madhërim dhe nënshtrim, i vetmi të Cilit robi i mbështetet dhe i kërkon ndihmë, i vetmi kënaqësinë e të Cilit të synojë. 3. Ata mohojnë “më të mirën”, domethënë nuk besojnë gjithçka që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe të veprohet, nëpërmjet profetëve të Tij. Zoti na tregon se këta do t’i zhysë në gjendjen dhe rrugët më të vështira, në cilësitë më të ulëta dhe më të shëmtuara.

Këtyre do t’u lehtësohen rrugët e arritjes së të keqes, kudo dhe kurdo qoftë. Këtyre do t’u zbukurohet kryerja e poshtërsive. E lusim Allahun të na ruajë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë! - “…Pasuria nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të shkatërrohet.” - Pasuria e tyre, nëpërmjet së cilës ata ndihen të pavarur, - prandaj i kalojnë kufijtë dhe i shkelin porositë e Zotit, - nuk ka për t’u bërë dobi kur të vdesin. Në jetën tjetër, vetëm veprat e mira bëjnë dobi. Ndërsa pasuria që nuk është pastruar nëpërmjet dhënies së zekatit ka për të qenë fatkeqësi dhe ndëshkim për ta. Njerëz të tillë nuk shpenzojnë prej pasurisë së tyre që të fitojnë ahiretin. - “Është detyra Jonë udhëzimi.” - Udhëzim i vërtetë, i drejtë dhe i sigurt është vetëm ai që ofrohet prej Allahut, prandaj vetëm Allahut i duhet kërkuar udhëzimi. Ky udhëzim të afron drejt Allahut dhe bën të mundur kënaqësinë e Tij. Çdo rrugë tjetër është humbje dhe devijim, që përfundimin e ka në Zjarr, në ndëshkimin më të rëndë. - “Vetëm Jona është Bota tjetër, edhe kjo.” – Pushteti, mbretërimi, pronësia, e drejta dhe mundësia për të vepruar dhe administruar dynjanë dhe ahiretin janë vetëm në dorën e Zotit. Askush nuk ka mundësi dhe pushtet në këto drejtime. Prandaj, çdokush që synon ahiretin dhe dynjanë, le ta mësojë se ato janë tërësisht në dorën e Zotit dhe vetëm prej Tij duhen kërkuar. Vetëm tek Ai duhet shpresuar dhe vetëm me Të duhet të lidhen zemrat. - “Unë ju kam tërhequr vërejtjen për Zjarrin e ndezur fort. Në të nuk hyn tjetërkush, veç më fatziu, i cili e mohoi (shpalljen) dhe i ktheu shpinën (të vërtetës).” - Xhenemi është një zjarr i ndezur fort, në të cilin do të ndëshkohen veçse fatzinjtë që kanë dy cilësi: ata nuk besojnë të vërtetën e Zotit dhe ata u kthejnë shpinën urdhrave dhe porosive të Zotit. Ndërsa të shpëtuarit kanë të tjera cilësi: - “Ndërsa më i devotshmi do të jetë larg tij; ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet...” - Qëllimi i adhurimeve dhe i shpenzimeve është pastrimi i shpirtit nga gjynahet dhe mangësitë, thjesht për të kënaqur Allahun e Lartësuar. Nga kjo kuptohet se, po të bësh një shpenzim të pëlqyeshëm, duke shpërfillur një shpenzim të detyrueshëm, është e palejueshme. Kështu, për shembull, nëse nuk ke plotësuar nevojat e familjes, atëherë nuk ke pse të shpenzosh për drejtime të tjera. Ose, nëse ke borxhe dhe detyrime financiare të detyrueshme për të shlyer, atëherë nuk duhet të merresh me shpenzime të tjera veç këtyre. Jo vetëm që nuk është e pëlqyeshme, por sipas shumë dijetarëve, ato janë shpenzime të papranueshme dhe të pashpërblyeshme nga Zoti, sepse shpirti nuk pastrohet duke kryer diçka të pëlqyeshme, që çon në lënien e një detyrimi. - “…jo për të shpërblyer dikë, që i ka bërë mirë më parë, por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të Lartit. Pa dyshim, ai do ta gëzojë atë kënaqësi.” - Këta të devotshëm nuk u lënë hapësirë njerëzve që të jenë bamirës ndaj tyre, sepse përpiqen që gjithmonë ta kthejnë të mirën me më të mirë. Ata u bëjnë mirë njerëzve më shumë sesa njerëzit bëjnë mbi ta. Ata janë vetëm robër të Zotit dhe të bamirësisë së Tij. Ata nuk e kërkojnë shpërblimin nga njerëzit, por vetëm nga Zoti. Nëse do të kishin ndonjë borxh dhe bamirësi pa shlyer ndaj krijesave, kjo do ta cenonte sadopak sinqeritetin e tyre në fjalë dhe në vepra. Por ata, përkundrazi, nuk u kanë asnjë borxh krijesave. Qëllimi i tyre i vetëm është vetëm Krijuesi dhe ata janë borxhlinj vetëm ndaj Bujarisë së Tij. Ky ajet përfshin këdo që ka të tilla cilësi, edhe pse shkaku i shpalljes së tij është Ebu Bekri. Pra, ajeti bën fjalë në mënyrë të veçantë për Ebu Bekrin, - Allahu qoftë i kënaqur me të! Ai ishte një njeri tejet i devotshëm dhe i sinqertë me Zotin e tij, aq sa u quajt Ebu Bekër el Siddik, pra, i Sinqerti. Ai nuk ishte borxhli ndaj askujt, madje as ndaj vetë Profetit (a.s.), veç për mirësinë e profetësisë dhe ftesës në Islam, borxh të cilin askush prej krijesave nuk mund t’ia shlyejë atij.

Megjithatë, ajo hyn në mirësinë e Allahut të Lartësuar, për të cilat krijesat i janë borxhli dhe kurrë nuk mund ta falënderojnë dhe lavdërojnë, ashtu sikurse e meriton Dhuruesi i saj, Allahu i Madhëruar. Atëherë, ashtu si Ebu Bekri, çdo adhurues i Zotit që ka këtë cilësi të vyer meriton të njëjtin shpërblim dhe gradë të lartë. Cila është kjo cilësi? Të jesh borxhli vetëm ndaj Zotit të Madhëruar dhe i sinqertë vetëm për Të. Veprat e tua të mos kryhen për të shpërblyer dikë për mirësinë e tij ndaj teje, por vetëm për të kënaqur Zotin. Dhe kjo mund të realizohet plotësisht vetëm nëse krijesat i ke shpërblyer tërësisht për ndonjë mirësi që të kanë bërë, madje edhe më shumë se aq, dhe kështu veprat e tua të mira mbeten thjesht vetëm për Zotin e gjithësisë. Këta të sinqertë do të gëzohen dhe kënaqen me mirësitë dhe dhuratat, që Zoti do t’u japë. Këtu përfundon komenti i sures El-lejl. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!

← Lejl 92:1