93. Duha · Ajeti 3

سورة الضـحى
Përkthimi Hasan Nahi
3

مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ

se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)![410]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[410] Kjo sure i është shpallur Muhamedit (a.s.) pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje të Shpalljes Hyjnore, gjatë së cilës Profetit (a.s.) i është dashur të durojë shpotitë e jobesimtarëve dhe talljet e armiqve të tij më të këqij. Gruaja e xhaxhait të tij, Ebu Lehebit, e tallte, duke i thënë: “Zotëria yt të ka braktisur”.