وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرۡغَب
Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muhamedit a.s. i thuhet: “A nuk ta hapëm zemrën tënde me dritën e Kuranit, me mundësinë e pranimit të shpalljes, me udhëzimin dhe me besimin, se ajo më parë ishte e mbyllur, e shtrënguar, meqë nuk dinte për realitetin e së vërtetës, nuk kishte udhëzues edukativ. Ta hoqëm barrën e rëndë prej shpine, që të bënte të gjëmosh ashtu si kërcet shpina e devesë prej barrës. Pejgamberët nuk bëjnë mëkate, prandaj kjo barrë nuk ka si qëllim faljen e mëkatit, por përpjekjet e Muhamedit a.s. për ta nxjerrë atë popull prej errësirës në dritë. Ndonjëherë kishte teprime përtej masës, prandaj për të mirën e tij qortohej, si: kur iu dha leje disave të mos shkojnë në luftë, kur mori kompensim për robërit e Bedrit, kur u mrrol pse i foli i verbëri. Ky qortim edhe pse i lehtë për Pejgamberin ishte i rëndë, prandaj konsiderohej barrë, e Zoti ia fali. Ngritja më e madhe e famës dhe e autoritetit të tij duket kur emri i tij përmendet pranë emrit të Zotit, në shehadet, në ezan, në ikamet, në et-tehijjat, në hutbe e gjetiu. Është marrë premtimi edhe prej pejgamberëve të tjerë, se do ta besojnë si vulë të të gjithë pejgamberëve.