99. Zelzele

سورة الـزلزلة 8 ajete
Përkthimi Hasan Nahi
Texhvid

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

1

إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا

Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
2

وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا

kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj[418]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[418] Pra, kur të nxjerrë kufomat e të vdekurve që janë varrosur në të.
3

وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا

e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
4

يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا

Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,[419]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[419] Ashtu si të gjitha krijesat, edhe Toka do të dëshmojë për veprat e njerëzve.
5

بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا

sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
6

يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
7

فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ

kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
8

وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ

e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.[420]*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[420] Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë se dy vargjet përmbyllëse të kësaj sureje janë më frikësueset e të gjithë Kuranit.