1217
Muttefekun alejhi
Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mua më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit (mushrikët – pabesimtarët), derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, derisa të falin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë është i lirë prej meje gjaku dhe pasuria e tyre, vetëm nëse atë nuk e kërkon ligji islam, e sa i përket shpërblimit të tyre është në kompetencën e All-llahut.”