1216
Muttefekun alejhi
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka dërguar Muadhin r.a. në Jemen dhe i ka thënë: “Thirri të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, e nëse ata binden për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me pesë kohët e namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden edhe për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me zekat, që do ta marrësh prej të pasurve të tyre, e do t’ua shpërndash të varfërve të tyre.”