Talha bin Ubejdullahi thotë: “Erdhi një njeri prej Nexhdit te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., i cili kishte flokë të dendur. Ne e dëgjonim zërin e tij, mirëpo nuk e kuptonim se ç’thonte, derisa iu afrua të Dërguarit të All-llahut dhe pyeti për Islamin. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Islami është pesë kohë të namazit ditën dhe natën.” Njeriu pyeti: “A jam i detyruar me diçka tjetër përveç këtyre?” Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo, vetëm nëse ti do në mënyrë vullneta-re.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pastaj tha: “Agjërimi i Ramazanit.” Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç agjërimit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo, përveç nafile.” Transmetuesi përmend: “Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. përmendi dhënien e zekatit. Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç zekatit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron vull-netarisht.” Njeriu u kthye prapa duke thënë: “Betohem në Zotin, se as nuk do të shtoj e as nuk do të mangësoj diçka prej këtyre.” I Dërguari i All-llahut tha: “Do të shpëtojë, nëse thotë të vërtetën.”
1215
Muttefekun alejhi