930
Muttefekun alejhi
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka vizitu-ar Sa’d ibni Ubadeten dhe se së bashku me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishin Abdurrahman ibnu Avfi, Sa’d ibnu Ebi Vekkasi dhe Abdull-llah ibnu Mes’udi r.anhum. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. qau dhe, kur ata e panë se si qante i Dërguari i All-llahut, qanë edhe ata e ai pastaj u tha: “A nuk dëgjoni? Vërtet All-llahu nuk do të dënojë për shkak të lotit të syrit e as për dëshpërimin e zemrës, por do të dënojë për shkak të kësaj ose do të mëshirojë.” Kur tha “për shkak të kësaj”, atëherë bëri me shenjë nga gjuha.”