40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 32

32

Transmetohet nga Ebu Seid Sa’d ibën Malik ibën Sinan el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “s’lejohet të dëmtosh veten as të dëmtosh të tjerët”hadith hasen, e transmeton Ibën Maxhe, Darekutni dhe të tjerë si hadith të pa shkëputur (musned). Maliku e transmeton në libirn e tij Muvetta me sened mursel nga Amër ibën Jahja, ky prej babait të tij, ky prej Pejgamberit, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, pa e përmendur Ebu Seidin. Ky hadith ka edhe rrugë të tjera të transmetmit që e forcojnë njëra tjetrën.

Gabim?