40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 37

37 Buhariu dhe Muslimi në dy sahihët e tyre me këto fjalë

Nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej dyve, ky nga Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili transmeton nga Zoti i tij i Madhëruar të ketë thënë: “vërtet Allahu i caktoi të mirat dhe të këqijat pastaj i sqaroi ato. Kush synon një të mirë dhe nuk e bën, Allahu ia shkruan një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë shpërblime deri në shtatëqind fish, deri në shumëfishime të shumta. Nëse synon një të keqe dhe nuk e bën, Allahu e shkruan tek Ai një shpërblim të plotë. Nëse synon dhe e bën, Allahu ia shkruan një të keqe.”