Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “kush ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson(borxhin)atij që është në vështirësi, Allahu do t’ia lehtësojë në Dynja dhe Ahiret. Kush ia mbulon të metat myslimanit, Allahu do t’ia mbulojë të metat në Dynja dhe Ahiret. Allahu i ndihmon robit të Tij ashtu siç i ndihmon ai vëllait të vet. Kush ndjek një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu do t’ia lehtësojë rrugën për ne Xhenet. Çdoherë që tubohen njerëzit në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, lexojnë Kur’anin, e mësojnë atë mes tyre, mbi ta zbret qetësia, i kaplon mëshira, i rrethojnë melekët e Allahu i përmend tek ata që janë tek Ai. Kë e lë mbrapa puna e tij nuk e avancon prejardhja e tij.”
40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 36
36
Muslimi me këtë tekst