40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 35

35 Muslimi

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “mos e kini zili njëri tjetrin, mos e mashtroni njëri tjetrin në tregti, mos e urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit, mos i ndërhyni njëri tjetrit në shitblerje por bëhuni robër të Allahut të vëllazëruar. Myslimani është vëlla imyslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e tradhton, nuk e gënjen, nuk e ofendon. Devotshmëria është këtu- bën me shenjë në gjoksin e tijtre herë -mjafton e keqja të nënçmosh vëllain tënd mysliman. Çdo mysliman e ka të ndaluar gjakun, pasurinë dhe nderin e myslimanit tjetër.”