34
Muslimi
Transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “kush prej jush sheh një të keqe le ta ndërrojë atë me dorën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij, nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij e ky është besimi më i dobët.”