Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 129

Pejgamberi ynë, Muhamedi ﷺ
129 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, qoftë i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith betohet në Allahun se askush nga ky umet (popull i thirrjes), qoftë hebre, qoftë i krishterë, qoftë dikush tjetër, të cilit i ka arritur thirrja e Profetit ﷺ, pastaj vdes dhe nuk beson në të, vetëm se do të jetë një nga banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojë përgjithmonë.

  • Mesazhi i Profetit ﷺ është për mbarë botën; është detyrë të ndiqet dhe legjislacioni i tij i ka shfuqizuar të gjitha legjislacionet.
  • Kushdo që nuk i beson Profetit ﷺ, nuk do t'i bëjë dobi pretendimi i tij se beson në profetët e tjerë.
  • Kushdo që nuk ka dëgjuar për Profetin ﷺ dhe nuk i ka arritur thirrja islame, është i arsyetuar dhe çështja e tij në botën tjetër i takon Allahut të Lartësuar.
  • Pranimi i Islamit i bën dobi njeriut edhe nëse ai është afër vdekjes, madje edhe gjatë sëmundjes së rëndë, përderisa shpirti nuk i arrin në fyt.
  • Konsiderimi i saktë i fesë së jomuslimanëve, si ajo e hebrenjve dhe e të krishterëve, është kufër (dalje prej fesë).
  • Fakti që hebreu dhe i krishteri janë përmendur në hadith është paralajmërim për të gjithë të tjerët. Kjo, se hebrenjtë dhe të krishterët kishin Libër (hyjnor), kështu që, nëse e tillë është puna e tyre, atëherë me të tjerët, që nuk kishin libër, është më parësore, sepse të gjithë ata e kanë obligim të hyjnë në fenë e Profetit ﷺ dhe t'i binden atij.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?