Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 133

Pejgamberi ynë, Muhamedi ﷺ
133 Sahih

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "Të Dërguarit të Allahut ﷺ i zbriti shpallja duke qenë në moshën dyzetvjeçare. Në Mekë qëndroi trembëdhjetë vjet, pastaj u urdhërua të bëjë hixhret për në Medinë, ku qëndroi dhjetë vjet dhe vdiq."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shpallja i zbriti të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe u bë pejgamber në moshën dyzetvjeçare. Ai pas shpalljes qëndroi në Mekë trembëdhjetë vjet dhe u urdhërua të bëjë hixhret në Medinë, ku qëndroi dhjetë vjet, e pastaj vdiq kur ishte gjashtëdhjetetrevjeçar.

  • Kujdesi që tregonin sahabët për jetëshkrimin e Profetit ﷺ.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?