Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 149

Jeta e amshueshme
149 Sahih

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Gjëra e parë që do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Kiametit janë gjaqet."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith përmendi se gjëja e parë që do të gjykohet mes njerëzve në lidhje me padrejtësinë që ua kanë bërë njëri-tjetrit në Ditën e Kiametit është gjaku, si: vrasja dhe plagët e shkaktuara.

  • Çështja e gjakderdhjes është e rëndë, sepse fillohet me gjërat më të rëndësishme.
  • Mëkatet zmadhohen në varësi se sa i madh konsiderohet dëmi i vepruar. Marrja e jetëve të pafajshme është nga dëmet më të mëdha dhe asgjë nuk është më e madhe se kjo, përveç kufrit dhe shirkut.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?