Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 151

Jeta e amshueshme
151 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, atë Ditë kur s'do të ketë hije tjetër pos kësaj hijeje."

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ na lajmëroi se atë që e afatizon borxhliun ose ia fal, shpërbimi i tij do të jetë se Allahu do ta strehojë nën hijen e Arshit (Fronit) të Tij në Ditën e Kiametit, në të cilën Dielli u afrohet robërve dhe nxehësia e tij shtohet. Së këndejmi, askush nuk do të gjejë asnjë hije, pos hijes në të cilën do t'i strehojë Allahu.

  • Vlera e lehtësimit ndaj robërve të Allahut të Lartësuar dhe se kjo është një nga shkaqet e shpëtimit nga tmerret e Ditës së Kiametit.
  • Shpërblimi është sipas llojit të veprës.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?