Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 159

Jeta e amshueshme
159 Sahih

Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se myezinët, të cilët thërasin për në namaz, do të jenë njerëzit me qafat më të gjata Ditën e Kiametit, për shkak të nderit të punës së tyre, të mirat e tyre të shumta dhe shpërblimin e tyre të madh.

  • Vlera e ezanit dhe nxitja për kryerjen e tij.
  • Sqarimi i nderit të myezinëve dhe statusit të tyre të lartë Ditën e Kiametit.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?