172
Sahih
Nga Numan ibën Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë, mëshirën e në solidarizimin ndërmjet tyre i ngjan një trupi të vetëm, aq sa kur vuan një gjymtyrë e tij, atëherë i gjithë trupi ndan me të pagjumësinë dhe ethet.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se gjendja e muslimanëve midis tyre sa i takon dashamirësisë, mëshirës, përkrahjes, mbështetjes dhe shqetësimit nga e keqja që u ndodh atyre, duhet të jetë si gjendja e një trupi të vetëm: kur njëri organ i tij sëmuret, i gjithë trupi reagon me pagjumësi dhe ethe.
- Muslimanët duhet të respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit dhe të nxisin njëri-tjetrin për solidarizim dhe mirësjellje të ndërsjellë.
- Midis besimtarëve duhet të mbizotërojë dashuria dhe përkrahja.
Burimi: HadeethEnc.com