Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 179

Islami,
179 Sahih

Ebu Abdullah Xhabir ibën Abdullah el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i tha: “Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? Ai tha: “Po.”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që i fal pesë namazet e detyrueshme dhe nuk shton pos tyre asnjë namaz vullnetar, e agjëron Ramazanin dhe nuk agjëron vullnetarisht, beson se ajo që është hallall është e lejuar dhe e vepron atë si dhe beson se ajo që është haram është e ndaluar e i shmanget asaj, kësisoj do të hyjë në Xhenet.

  • Muslimani duhet t'i kushtojë rëndësi kryerjes së obligimeve dhe braktisjes së gjërave të ndaluara dhe qëllimi i tij duhet të jetë hyrja në Xhenet.
  • Rëndësia e kryerjes së asaj që është e lejuar e besimi se ajo është hallall dhe largimi nga ajo që është e ndaluar e besimi se ajo është haram.
  • Veprimi i obligmeve dhe braktisja e gjërave të ndaluara janë shkak për hyrjen në Xhenet.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?