184
Sahih
Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."
Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se besa dhe besëlidhja ndërmjet muslimanëve dhe të tjerëve, qofshin jobesimtarë, qofshin hipokritë, është namazi, e kushdo që e lë atë bën kufër.
- Rëndësia e madhe e namazit dhe se ai është dalluesi mes besimtarit dhe jobesimtarit.
- Vendimet e Islamit vërtetohen nga ana e jashtme e njeriut, e jo nga ajo e brendshme.
Burimi: HadeethEnc.com