Enciklopedia e Haditheve · Zhvlerësuesit e Islamit

181 Hasen

Imran ibën Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nuk është sipas udhëzimit tonë ai që bën tetajur (beson në ogure të zeza) ose bëhet për të tetajur, e as ai që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose bëhet për të magji dhe as ai që lidh nyja. Ai që shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ."

Gabim?
182 Sahih

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që mëson një degë të astrologjisë, ka mësuar një degë të magjisë. Sa herë që e shton (mësimin e së parës), e shton (mësimin e së dytës)."

Gabim?
183 Sahih

Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: "Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."

Gabim?
184 Sahih

Burejde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besëlidhja ndërmjet nesh dhe atyre është namazi. Andaj, ai që e lë namazin, ka rënë në kufër (mosbesim)."

Gabim?