Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 19

Vlera e sureve dhe ajeteve
19 Sahih

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ ka njoftuar se kushdo që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, Allahu do t'i mjaftojë atij nga çdo gjë e keqe dhe çdo gjë që e urren. Po ashtu është thënë (si mendim se): i mjaftojnë kundrejt namazit të natës; i mjaftojnë kundrejt dhikreve të tjera; ato janë ajetet më të pakta që mjaftojnë për leximin e Kuranit gjatë namazit të natës dhe janë dhënë edhe mendime të tjera. Të gjitha mendimet që u përmendën janë të sakta dhe kjo shprehje i ngërthen në vete.

  • Sqarimi i vlerës së ajeteve të fundit të sures el Bekare. Këto ajete janë nga fjala e Allahut të Lartësuar: "I Dërguari beson në të (Kuranin)...", deri në fund të sures.
  • Ajetet e fundit të sures el Bekare, atij që i lexon, ia largojnë të keqen, sherrin e shejtanin, nëse i lexon gjatë natës.
  • Nata fillon me perëndimin e Diellit dhe mbaron me lindjen e agimit.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?