Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Besimi vjetrohet brenda ndonjërit prej jush ashtu si vjetrohet rroba, prandaj kërkoni nga Allahu që të ripërtërijë besimin në zemrat tuaja."
Transmeton Hakimi dhe Taberaniu
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se besimi vjetrohet në zemrën e muslimanit dhe dobësohet, sikurse rroba e re që vjetrohet për shkak të përdorimit të gjatë. Kjo, për shkak të shpërfilljes ndaj adhurimeve ose bërjes së gjynaheve dhe zhytjes në epshe. Kështu, Profeti ﷺ na porositi që t'i lutemi Allahut të Lartësuar që të na përtërijë besimin, duke i kryer obligimet dhe duke bërë shpesh dhikër (përmendje të Allahut) dhe istigfar (kërkimfalje pej Tij).
- Inkurajimi për t'i kërkuar Allahut të na bëjë të qëndrueshëm (në fe) dhe të na ripërtërijë besimin në zemër.
- Imani (besimi) është fjalë, vepër dhe bindje; shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim.
Burimi: HadeethEnc.com