217
Sahih
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi te Guri i Zi, e puthi dhe i tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
Muttefek alejhi
Shpjegimi dhe mësimet
Omer ibn Hatabi, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shkoi te Guri i Zi në këndin e Qabesë dhe e puthi atë. Pastaj, tha: “Unë e di mirë se je thjesht gur, nuk bën as dëm as dobi. Sikur të mos e kisha parë Profetin ﷺ duke të puthur, nuk do të të puthja as unë.”
- Lejohet puthja e Gurit të Zi për ata që kryejnë tavaf, kur kalojnë pranë tij, nëse kjo mund të lehtësohet.
- Qëllimi i puthjes së Gurit të Zi është pasimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.
- Neveviu ka thënë: "Kuptimi është se ai nuk ka fuqi të sjellë dobi apo dëm. Është një gur i krijuar si krijesat e tjera, që as nuk dëmton e as nuk sjell dobi. Omeri e kumtoi këtë gjatë sezonit të Haxhit, që njerëzit nga vende të ndryshme ta dëgjonin dhe ta ruanin prej tij."
- Adhurimet janë teukifije (të përcaktuara nga Kurani dhe Suneti), prandaj asgjë prej tyre nuk është e ligjshme, përveç asaj që e ka ligjësuar Allahu dhe i Dërguari i Tij.
- Nëse një adhurim është vërtetuar në mënyrë autentike, ai duhet praktikuar edhe nëse urtësia e tij nuk dihet, sepse një nga qëllimet e tij është nënshtrimi dhe bindja e njerëzve në zbatimin e tij.
- Ndalohet puthja e gurëve apo e objekteve të tjera si akt adhurimi, përveç nëse kjo është e përcaktuar në sheriat (fe).
Burimi: HadeethEnc.com