219
Sahih
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një njeri që ka marrë pjesë në Bedër dhe Hudejbije nuk do të hyjë në Zjarr.”
رواه أحمد وأصله في صحيح مسلم
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ njoftoi se kushdo që ka marrë pjesë në betejën e Bedrit, e cila ndodhi në vitin e dytë të hixhretit, duke luftuar së bashku me Profetin ﷺ, ose ka marrë pjesë në marrëveshjen e Hudejbijes, e cila përfshinte besëlidhjen e Ridvanit, në vitin e gjashtë të hixhretit, nuk do të hyjë në zjarrin e Xhehenemit.
- Kjo tregon vlerën e atyre që morën pjesë në Bedër dhe Hudejbije, pasi ata nuk do të hyjnë në Zjarrin (e Xhehenemit).
- Kjo sqaron faktin se Allahu i Lartësuar ua fal padrejtësitë, u jep udhëzim, që të vdesin me besim dhe i fut në Xhenet pa u ndëshkuar më parë në Zjarr. E tillë është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e Allahu është Zotërues i mirësisë së madhe.
Burimi: HadeethEnc.com