Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 221

Besimi ynë lidhur me sahabët
221 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i shani shokët e mi, sepse, edhe nëse ndonjëri prej jush dhuron ar sa mali Uhud, (vlera e tij), nuk arrin as sa grushtet e tyre (që ata kanë dhuruar), madje as sa gjysma e kësaj.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që të shahen sahabët, veçanërisht besimtarët e parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Gjithashtu tregoi se, nëse ndonjë njeri dhuron ar sa mali Uhud, shpërblimi i tij për këtë nuk do ta arrinte shpërblimin e asaj që dhuroi ndonjëri prej sahabëve prej ushqimit, qoftë dy grushte, qoftë gjysma e kësaj. Kjo është për shkak të sinqeritetit të tyre të madh, qëllimit të tyre të çiltër dhe se shpenzuan e luftuan para Çlirimit të Mekës, ku nevoja për këtë ishte e madhe.

  • Sharja e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) është haram dhe prej mëkateve të mëdha.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?