222
Sahih
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i tha Ebu Bekrit dhe Omerit: "Këta të dy janë zotërinjtë e të moshuarve të banorëve të Xhenetit, nga të parët dhe të fundit, përveç pejgamberëve dhe të dërguarve."
Transmeton Tirmidhiu
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ njoftoi se Ebu Bekër Sidiku dhe Omer Faruku (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve dhe më të mirët prej atyre që do të hyjnë në Xhenet pas pejgamberëve dhe të dërguarve.
- Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve dhe të dërguarve.
- Në Xhenet nuk ka moshë të shtyrë, përkundrazi, kushdo që hyn aty do të jetë në moshën tridhjetë e tre vjeçare. Ajo që nënkuptohet këtu është se ata janë zotërinjtë (më të mirët) e atyre që kanë vdekur në këtë botë nga të moshuarit, ose që ky (përshkrim) bazohet në atë se çfarë ishin ata në këtë botë në kohën e këtij hadithi.
Burimi: HadeethEnc.com