225
Hasen
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!"
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith ka sqaruar se njeriu i ngjan mikut dhe shokut të tij të ngushtë në sjelljen e zakonet e tij dhe se kjo miqësi ndikon në moralin, sjelljen dhe veprimet e njeriut. Për këtë arsye Profeti ﷺ udhëzoi të përzgjidhet miku, sepse ai e udhëzon shokun e tij drejt besimit, udhëzimit dhe mirësisë dhe është ndihmë për shokun e tij.
- Urdhërimi që të shoqërohen njerëzit e mirë dhe përzgjedhja e tyre, si dhe ndalimi që të shoqërohen njerëzit e këqij.
- Profeti ﷺ e veçoi me përmendje shokun e jo të afërmin, sepse ti je ai që përzgjedh shokun, ndërsa për vëllanë dhe të afërmin nuk ke liri zgjedhjeje.
- Përzgjedhja e shoqërisë duhet të burojë nga meditimi.
- Njeriu fenë e forcon duke i shoqëruar besimtarët dhe e dobëson atë duke i shoqëruar të prishurit.
Burimi: HadeethEnc.com