Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!"
Enciklopedia e Haditheve · Normat që kanë të bëjnë me miqësimin dhe distancimin
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyrime.” Të pranishmit thanë: “Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Kur ta takosh, ta përshëndesësh me selam, kur të të ftojë, t'i përgjigjesh në ftesë, kur të kërkojë prej teje këshillë, ta këshillosh, kur të teshtijë dhe të thotë: “Elhamdulilah”, t'i thuash: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!)"; kur të sëmuret, ta vizitosh; dhe kur të vdesë, ta përcillësh xhenazen e tij (në varreza).”
Ebu Sirme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë."