227
Hasen
Ebu Sirme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Atë që e dëmton muslimanin, Allahu do ta dëmtojë, dhe atij që ia vështirëson muslimanit, Allahu do t'ia vështirësojë."
Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, ibn Maxhe dhe Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith tërhoqi vërejtjen nga lëndimi e futja e dëmit dhe vështirësisë te një musliman, qoftë në veten e tij, qoftë në pasurinë a familjen e tij. Kushdo që i fut dëm dhe vështirësi një muslimani, Allahu do ta dënojë atë në të njëjtën mënyrë si puna e tij.
- Është e ndaluar të dëmtohet muslimani dhe t'i vështirësohen punët atij.
- Allahu merr hak për robërit e Tij.
Burimi: HadeethEnc.com