Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Ai që i përngjan një populli është prej tyre."
Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i përngjan një populli, qofshin jobesimtarë, gjynahmëdhenj, qofshin njerëz të drejtë - duke bërë diçka që është karakteristikë e tyre në aspektin e besimit, adhurimit ose zakonit, - atëherë ai është njëri prej tyre, sepse përngjasimi me ta në pamjen e jashtme shpie drejt përngjasimit me ta në anën e brendshme. Nuk ka dyshim se përngjasimi me një popull është rezultat i admirimit të tyre, gjë që mund të shkaktojë që ata të duhen, të madhërohen dhe të mbështetet njeriu tek ata. Allahu na ruajttë!
- Paralajmërimi kundër përngjasimit me jobesimtarët dhe gjynahmëdhenjtë.
- Inkurajimi që të përngjasojmë me njerëzit e mirë dhe t'i marrim shembull ata.
- Përngjasimi në anën e jashtme trashëgon dashurinë në anën e brendshme.
- Njeriu e merr kërcënimin dhe mëkatin në varësi të llojit të përngjasimit.
- Ndalimi i shëmbëllimit të jomuslimanëve është ndalim i shëmbëllimit të tyre në fenë dhe në zakonet e tyre, që janë të veçanta për ta. E, sa i përket asaj që nuk është e tillë, si mësimi i zanateve dhe të ngjashme, nuk përfshihet në ndalim.
Burimi: HadeethEnc.com