Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 230

Përngjasimi i ndaluar
230 Sahih

Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar burrin që vesh veshjen e gruas dhe gruan që vesh veshjen e burrit."

رواه النسائي في الكبرى وابن ماجه بمعناه وأحمد

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ ka bërë lutje për përjashtimin dhe largimin nga mëshira e Allahut të çdo burri që i përngjan gruas në veshjet që janë të veçanta për to, qoftë në formë, në ngjyrë, në mënyrën e veshjes, në stilin e zbukurimit apo në ndonjë gjë tjetër të ngjashme. Ose që gruaja t'u përngjajë burrave në veshjet e tyre të veçanta, dhe kjo është një prej mëkateve të mëdha.

  • Shekaniu ka thënë: "Ndalohet që gratë t’u përngjajnë burrave dhe burrat grave, sepse mallkimi bëhet vetëm për një vepër të ndaluar, haram."
  • Ibn Uthejmini ka thënë: "Ajo që është e përbashkët mes tyre, si disa këmisha të brendshme që i veshin si burrat ashtu edhe gratë, nuk ka problem të vishen nga të dy, sepse ato janë të përbashkëta."

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?