24
Sahih
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: "Më kanë zbritur disa ajete, e që kurrë më herët nuk janë parë sikurse këto. Dy suret kërkimmbrojtëse (el Felek dhe en Nas).”
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) njoftoi se Profeti ﷺ i tha atij: "Allahu më shpalli sonte ajete, të ngjashme me të cilat nuk janë parë kurrë më parë, pra në kërkimin e mbrojtjes, e ato janë dy suret kërkimmbrojtëse: surja el Felek dhe surja en Nas.
- Vënia në dukje e vlerës së madhe të këtyre dy sureve.
- Inkurajimi për të kërkuar mbrojtje me to nga të gjitha të këqijat.
Burimi: HadeethEnc.com