Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 243

Pajtimi dhe rregullat e fqinjësisë
243 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Xhibrili ﷺ vazhdimisht më porosiste për raporte të mira me fqinjin, saqë mendova se do t'i japë të drejtë në trashëgimi.”

Muttefek alejhi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith na njofton se Xhibrili ia përsëriste vazhdimisht dhe e porosiste që të kujdesej për fqinjin, i cili është afër shtëpisë, qoftë musliman, qoftë jomusliman, qoftë i afërm, qoftë i largët, duke ia ruajtur të drejtën dhe duke mos e dëmtuar, duke i bërë mirë dhe duke duruar dëmin që mund ta shkaktojë, saqë Profeti ﷺ, duke e parë respektin që gëzon fqinji dhe faktin se Xhibrili e porosiste në vazhdimësi për këtë gjë, mendoi se do të zbriste shpallje ku fqinji do të kishte të drejtë në trashëgimi.

  • E drejta e fqinjit është e madhe dhe është obligim që kjo gjë të merret në konsideratë.
  • Theksimi i të drejtës së tij përmes kësaj porosie nënkupton domosdoshmërinë e nderimit të tij, të mirësjelljes me të, të pengimit të dëmit ndaj tij, të vizitës kur është i sëmurë, të urimit kur është i lumtur dhe të ngushëllimit kur është në fatkeqësi.
  • Sa më afër të jetë dera e fqinjit, aq më e fortë është e drejta e tij.
  • Përsosuria e fesë, meqë ajo përfshin në vete atë gjë që është e mirë për shoqërinë, si: mirëbërsia ndaj fqinjëve dhe largimi i dëmeve nga ata.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?