Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 244

Pajtimi dhe rregullat e fqinjësisë
244 Sahih

Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Ebu Dherr, kur të përgatitësh ndonjë gjellë, shtoji ujë më tepër, që t'u japësh edhe fqinjëve!”

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ e porositi Ebu Dherr Gifariun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që, kur të gatuajë lëng mishi (ndonjë gjellë), t'i shtojë më shumë ujë dhe lëng, pastaj të kujdeset për fqinjët e tij dhe t'u japë edhe atyre prej tij.

  • Nxitja për t'i trajtuar fqinjët me mirësi.
  • Pëlqehet shkëmbimi i dhuratave ndërmjet fqinjëve, sepse kjo forcon dashurinë dhe shton përzemërsinë. Kjo pëlqehet veçanërisht kur ushqimi ka aromë dhe dihet se fqinji ka nevojë.
  • Nxitja për të bërë mirë dhe për të dhënë çfarëdo që është e mundur, edhe nëse është pak, si dhe për t'i gëzuar muslimanët e tjerë.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?