Enciklopedia e Haditheve · Hadithi 279

Shtazët dhe shpendët që janë të lejuara dhe ato të ndaluarat
279 Sahih

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar kafshët e egra që kanë dhëmbë shqyes dhe shpendët që kanë kthetra shqyese (ngrënien e mishit të tyre)."

Transmeton Muslimi

Shpjegimi dhe mësimet

Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi ngrënien e çdo kafshe grabitqare që gjuan me dhëmbë, si dhe ngrënien e çdo shpendi që shqyen dhe kap me kthetra.

  • Islami u kushtoi kujdes të madh gjërave të këndshme, qofshin ushqime, pije e gjëra të tjera.
  • Në parim ushqimet janë hallall, përveç nëse argumenti fetar tregon se është haram.

Burimi: HadeethEnc.com

Gabim?