Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush ndien diç (gazra) në bark, gjë që i ngjall dyshime nëse ka lëshuar ndonjë gaz apo jo, assesi të mos dalë nga xhamia pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.”
Transmeton Muslimi
Shpjegimi dhe mësimet
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se, nëse diçka lëviz në barkun e namazliut dhe ai është në dyshim, a ka dalë diçka prej tij apo jo, nuk duhet të largohet nga namazi e ta ndërpresë për ta përsëritur abdesin, derisa të sigurohet se ka bërë ndonjë veprim që ia prish abdesin: duke dëgjuar zhurmën e gazrave ose duke e nuhatur erën, sepse gjënë e sigurt nuk e zhvleftëson dyshimi. Në fakt, ai është i sigurt për pastërtinë (se ka abdes), ndërsa prishja e abdesit është dyshimtë.
- Ky hadith është një nga bazat e Islamit dhe nga rregullat e jurisprudencës (fikhut), e cila është: "Bindja nuk zhbëhet me dyshim", dhe: "Në parim çdo gjë mbetet siç ka qenë", derisa të vërtetohet e kundërta.
- Dyshimi nuk ndikon në pastërti (abdes), kështu që namazliu vazhdon të ketë abdes, përderia nuk është i bindur se e ka prishuar atë.
Burimi: HadeethEnc.com